Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero jap lajmin shumë të keq. Për shkak të lëndimit që pësoi së fundi, argjentinasi përshëndetet me këtë sezon futbollistik. futbollisti pati
probleme me gjurin gjatë ndeshjes kundër Burnley, të fituar nga mikpritësit 5-0. Ai u detyrua të largohej nga fusha, pak para pushimit. Guardiola kuptoi menjëherë peshën e dëmtimit dhe pas ndeshjes tha:
“Situata nuk duket e mirë. Ai kishte probleme në gju qysh muajin e kaluar. Tani po ndjen dhimbje, por vetëm pas testeve mjekësore do të jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë ka. Gjendja nuk duket e mirë për ta vazhduar sezonin”.
Ndërkohë, sot nuk ka pasur asnjë lajm nga klubi anglez për shkallën e dëmtimit të Aguero, por është babai i tij, Leonel del Castillo, ai që ka zbuluar se djali do t’i duhet t’i nënshtrohet operacionit këtë javë. “Unë fola me Kun, – pranoi babai për “Radio La Red”. – Ai më shpjegoi se ka një problem të meniskut.
Rezonanca do të sqarojë masën e dëmtimit, por besoj se të enjten ose të premten ai do të operohet në Barcelonë, ku ka qenë tashmë një herë”. Referenca është për operacionin e artroskopisë së gjurit të majtë.