Holanda dhe Ekuadori ndajnë pikët, gjithçka e hapur në Grupin A, golat vendosin kualifikimin

0
Gjigandi

Përfundon ndeshja e grupit A mes Holandës dhe Ekuadorit, takim i cili është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1.Takimi që u luajt në Doha nisi menjëherë me gol. Ishin holandezët që goditën të parët dhe zhbllokuan rezultatin pas 6 minutash lojë.

Ishte talenti Gakpo, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje të jashtëzakonshme. Jo më kot 23-vjeçari është një nga më të kërkuarit në merkato.

Në minutën e 49, Ekuadori shtangu “tulipanët”, teksa Valencia vendosi baraspeshën. Pas një gabimi në mesfushë të lojtarëve holandezë, kapiteni i Ekuadorit nuk fali brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën.

Në lojë mund të futen edhe golat, në rast te Holanda dhe Ekuadori e mbyllin me pikë të barabarta grupin.

Vlen të theksohet se skuadra e Van Gal në ndeshjen e fundit do të përballet me Katarin, që është zyrtarisht i eliminuar, ndërsa Senegali dhe Ekuadori do të luajnë gjithçka për gjithçka për “biletën” që të çon në 1/16-ave.

RonaTyra

Pas dy ndeshjeve, Ekuadori mban vendin e parë me 4 pikë, Holanda në vendin e dytë me 4 pikë, Senegali në vendin e 3 me 3 pikë, ndërsa Katari renditet në vendin e 4 me zero pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu