E përplasi makina, ndërron jetë i moshuari në Fier, vihet në pranga shoferi

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan ku si pasojë e përplasjes një i moshuar ka humbur jetën pas disa orësh në spital.

Uniformat blu raportojnë se kanë vënë në pranga shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin P. L., 56-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fier- Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu