Historia emocionuese

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Mesfushori Thomas Preti ka shijuar një ngritje meteorike në karrierën e tij, duke pasur parasysh se ai erdhi nga një vend i largët dhe i varfër si Gana, ku ekzistenca e tij ishte në pyetje.

Tani, një shtyllë kryesore në skuadrën e Atletikos, Preti, i ka siguruar trajnerti Diego Simeone se nuk dorëzohet asnjëherë dhe për këtë arsye vlerësohet shumë nga tekniku argjentinas, shkruan “The Sun”.

Mesfushori ganez tashmë po impresionon me paraqitjet e tij në fushë, ndonëse ky edicion që nga muaji mars është i pezulluar shkaku i koronavirusit. Paraqitjet e 26-vjeçarit kanë zgjuar interesin e skuadrat e mëdha të Evropës, të cilat e kanë projektuar futbollistin e skuadrës kryqytetase si objektivin kryesor të kësaj vere.

Është babai i futbollistit, ka konfirmuar se djali i tij është në negociata me shumë klube dhe me shumë gjasa në fund të këtij edicioni do të largohet nga Atletiko Madrid, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

RonaTyra

Në fakt, ishte babai ai që ndihmoi të birin të ndjekë ëndrrën për t’u bërë futbollist teksa shiti të gjitha pronat e tij familjare, në mënyrë që Thomas të merrte vizën për të udhëtuar në Spanjë për prova.

“Të gjitha ia kam borxh babait. Ai shiti gjithçka, pasi besonte se unë një ditë do të bëhesha futbollist”, ka pranuar Preti. “Gjithashtu, hapat e parë në futboll i kam marrë prej tij”.

Fillimi i përulur

I lindur në qytetin e varfër Krobo Odumase në 1993, Preti ishte më i vjetri prej tetë fëmijëve të tjerë në familje. Nëna e tij punonte si një tregtare e vogël, ndërsa babai i tij ishte një trajner futbolli në një ekip lokal.

Kështu që, ishte më se e natyrshme që Thomasi qysh nga fëmijëria do të luante vetëm futboll. Ai hapat e parë i nisi tek ekipi i babait, për të cilin edhe luante përkrah vëllait të tij, Francesit. Ata të dy e panë futbollin si një shteg për një jetë larg nga lagjet e tyre. Thomasit iu dha nofka “Senegali” nga babai i tij, sepse e kujtonte atë në një mik të tij që e kishte të njëjtin emër.

Në familjen Pretit e shihnin Thomasin si futbollist, por kushtet ishin të vështira. Ndërsa ai vazhdoi të zhvillonte talentin e tij, ai filloi me ëndrrat për të udhëtuar në Evropë. Duke ditur se djali i tyre ishte i bekuar me talent, prindërit e tij u përpoqën të mbledhin para për udhëtimin e tij në futboll, duke kërkuar sponsorë në rast se të vinte një mundësi jashtë vendit. Sidoqoftë, familja dështoi në ngritjen e fondeve dhe u detyruan të mendojnë për mjete të tjera.

“Ishin kohë të vështira, pasi ishim shumë të varfër, por unë besoja në ëndrrën time dhe doja ta testoja veten diku në Evropë. Nuk ishte aspak lehtë të shohësh prindërit duke bërë të pamundurën për të mbledhur paratë”, ka kujtuar futbollisti i Atletikos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu