Islami: Na ka munguar futbolli, synojmë kupën dhe kalimin në Evropë

0
Gjigandi

Përparim Islami, mbrojtësi i njohur, i cili aktivizohet tek Feronikeli thotë se i ka munguar shumë futbolli.

Skuadra e tij sot iu është rikthyer stërvitjeve në “Rexhep Rexhepi” pas një kohe të gjatë pauze – për shkak të pandemisë, Covid-19.

Islami tha se gjendja e lojtarëve ishte mjaft e mirë – pavarësisht pushimit të gjatë që kishin.

“Normal jemi shumë të lumtur pas pushimit të gjatë që kishim, sepse ne jetojmë me futboll dhe u bë monotoni kohët e fundit. Sporti na ka munguar shumë, por ne kemi ushtruar individualisht dhe kemi punuar me plan program. Ka qenë pak e vështirë – por e kemi gjet vullnetin dhe kemi punu mjaft mirë”, tha Islami.

FFK sot ka zyrtarizuar edhe datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll dhe është mësuar që më 2 qershor, Feronikeli do të ballafaqohet me Ballkanin.

RonaTyra

Islami thotë se skuadra e tij ka synim triumfin në Kupë dhe kalimin në Evropë.

“Gjendja është shumë e mirë në ekip. Sot kemi filluar stërvitjet dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Tani e kemi ndeshjen me Ballkanin me 2 qershor. Është mirë që tani e kuptuam datën zyrtare të këtij dueli – pasi duhet të përgatitemi sa ma mir për këtë ndeshje, por ne mendojmë që do të fitojmë kupën dhe të kalojmë në Evropë”, përfundoi mbrojtësi i njohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu