Gonzalo Higuain pritet të kthehet te skuadra e Juventus.
Higuain ka qëndruar në Argjentinë tash e një kohë të gjatë, për të kaluar pandeminë e koronaviursit, por edhe për çështje të tjera.
Lojtari ka refuzuar fillimisht të kthehet në Torino, pasi ka dëshiruar të jetë pranë nënës së tij, e cila po përballet me kancerin.
Por, raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Higuain do të marrë fluturimin për Itali sonte.
Kjo do të thotë se skuadra e Juventus do të ketë mundësi të stërvitet e kompletuar që nga fillimi i qershorit.
Lojtari do të jetë i obliguar të kryeh 15 ditë karantinë pas rikthimit në Itali, pastaj t’i bëjë dy teste të gjakut për t’u siguruar se është i lirë nga Covid-19.