Një i mitur është aksidentuar në Burrel, pasi ka rënë nga një lartësi prej tre metrash në ambientet e një pishine e cila nuk plotësonte kriteret e sigurisë.
Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por është proceduar penalisht administratori i pishinës sepse nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. Gj., banues në Burrel, administrator i një aktiviteti privat (pishinë), pasi dyshohet nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë një i mitur është rrezuar nga një lartësi 3 metra. I mituri po merr aktualisht asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.