Një 75-vjeçare është hedhur në pusin e ujit dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël dhe viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë – Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.