“Hera e parë që keni qenë në një burg, si t’u duk?”- Rama: Ishte si një spital i madh…

0
Gjigandi

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin e tij me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në paraburgimin në Hagë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama tha se ishte hera e parë që futej në një burg.

Kreu i qeverisë deklaroi se paraburgimi në Hagë ishte si një spital i madh dhe i mirë.

Fevziu: Ishte hera e parë që hyje në një burg?

Rama: Po e para.

RonaTyra

Fevziu: Si t’u duk?

Rama: Me thënë të drejtën, po të mos kesh parasysh të gjitha dyert që hapen, aty ishte si një spital, madje një spital goxha i mirë. Ato dyert që hapen dhe mbyllen, ato muret rreth e rrotull, nuk ka asgjë për t’u impresionuar pozitivisht.

Rama ka komentuar dhe marrëdhënien që ka pasur me Hashim Thaçin.

Fevziu: Çfarë të përbashkëte keni me Thaçin?

Rama: Gjithmonë kemi pasur një kuptim me sy. E kam çmuar gjithmonë, është një qenie e jashtëzakonshme me një dhunti për politikën, një aftësi për të duruar dhe me një vullnet për të arritur qëllimin.

Fevziu: A ju kërkoi diçka?

Rama: Jo.

Fevziu: A keni folur me ndërkombëtarët për të dhe dënimin e të tjerëve.

Rama: Për mua, e gjitha kjo është një absurd. Duket sikur nuk është e vërtetë, nuk po ndodh. Për akuzën e kam fjalën. Nëse do kishte dalë një gjë që nuk e dinim, atëherë do thonim… por të akuzosh UÇK-në për ndërmarrje kriminale, shkon përtej të gjitha llojeve të përpjekjeve për të mirëkuptuar ose për të kuptuar atë që po ndodh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu