Heqja e blindave, Këlliçi: PD e vetmja forcë politike që ktheu selinë në bunker

0
Heqja e blindave, Këlliçi: PD e vetmja forcë politike që ktheu selinë në bunker
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i Komisionit Të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka dhënë detaje për situatën në selinë blu, ku pre tre ditësh vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara.

Në studion e Radar Informativ me Juli xhokaxhi, Këlliçi shprehu keqardhjen për atë që ka parë. sipas tij në këtë periudhë PD, u kthye në të vetmen forcë politike që ktheu selinë në bunker.

“Në fakt ta them me keqardhje prej 48 orësh qytetarët kanë shansin të shikojnë që PD është kthyer në të vetmen forcë politike që e kthen selinë në bunker. Janë katër dyer të blinduara, peshojnë nga 450 kg. Kam patur edhe kërkesa nga disa biznesmen për ti dhënë për skrap këto dyer.

Gjendja e godinës është sikur aty brenda kanë qëndruar njerëz anormalë. Është dhunuar çdo cm katror i asaj godine. Ka nevojë për dritën e diellit. Ka nevojë për jetë dhe energji. Ka 48 orë që janë hequr zyrat, edhe zyra e FRPD që mu vodh. Është për të ardhur keq çfarë i është bërë asaj selie. PD nuk është pronë private. Duhet të shërbejë si porta e parë hyrëse e çdo qytetari

“, tha ai.

RonaTyra

Po ashtu, deputeti tha se kamerat ishin veshur me qëllim që të mos filmonin atë që ndodhi në 8 janar.

“Është fshirë çdo gjë. Janë bërë disa kallëzime. Një pjesë e kamerave janë veshur me natriban”

, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu