Henderson: Kritikat më japin shtysë

0
Gjigandi

Jordan Henderson nuk është i brengosur për kritikat që pranon.

Liverpool ka fituar një çmim individual gjatë javës së kaluar, duke u shpallur më i miri i Premierligës nga shoqata e gazetarëve të futbollit në Britani.

Përkundër kësaj, kritikat për kapitenin e Liverpool nuk kanë munguar, por këto kritika duket se vetëm e motivojnë atë.

“Mendoj se nganjëherë kritikat mund të lëndojnë. Ti e kupton se kritikat janë pjesë e futbollit, por kur je lojtar i ri është më e vështirë të përballesh me to”, ka thënë Henderson fillimisht.

“Në një klub të madh si Liverpool, pritshmëritë janë gjithmonë të mëdha dhe mund të ndikojnë. Ka të bëjë me të mësuarit se si të përballesh me to, aq më mirë sa mundesh”, shtoi anglezi.

RonaTyra

“Kam gjetur rrugën për t’u përballur me kritikat gjatë eksperiencës sime. Tani i shoh kritikat si diçka që më shtyjnë përpara”, ka thënë mes tjerash mesfushori.

Henderson gjatë dy viteve të fundit, si kapiten i Liverpool, ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe atë të Premierligës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu