“Harry Potter” flet për sëmundjen që vuan

0
Gjigandi

Daniel Radcliffe, i njohur si “Harry Potter” është diagnostikuar me një sëmundje neurologjike, dispraksi, që në fëmijëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, i cili është shprehur: “E kam pasur të vështirë në shkollë, kam qenë i keq në çdo gjë, pa talent të dukshëm”.

Më tej, Daniel zbuloi se nëna e tij për ta ndihmuar, e regjistroi në aktrim, gjë që ai e kuptoi shpejt se do të ishte e ardhmja e tij. Sakaq, aktori tregoi zbuloi edhe një rast se si e pengoi sëmundja.

“Nuk mund t’i lidh atletet dhe kam një dorëshkrim të tmerrshëm. Si fëmijë kam vuajtur nga mungesa e vetëbesimit, sepse mendoja se isha i vogël. Pjesërisht për shkak të dispraksisë sime, doja të bëhesha aktor”, tha ai.

Kujtojmë që dispraksia është një çrregullim i zhvillimit të koordinimit e njohur gjithashtu edhe si çrregullim i zhvillimit të koordinimit motorik, dispraksia zhvillimore ose thjesht dispraksia, është një çrregullim kronik neurologjik që fillon në fëmijëri. Gjithashtu dihet se ndikon në planifikimin e lëvizjeve dhe koordinimin si pasojë e mesazhit të trurit që nuk transmetohet saktë në trup.

RonaTyra

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu