“Harrojeni se do vidhni zgjedhjet në tavolinë”/ Vasili i LSI nxjerr fotot: Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja!

0
Gjigandi

Petrit Vasili i LSI në një reagim në facebook ka publikuar dy foto që siç thotë ai janë ato të marrëveshjes së 5 qershorit.

Referuar zhvillimeve të fundit që prodhoi sot komisioni i ligjeve për ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet, Vasili shkruan se e vetmja marrëveshje që duhet votuar në Kuvend është ajo e 5 qershorit.
Reagimi i Petrit Vasilit
Boll u perdrodhët!!(Dokumenti).
Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja.
Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman.
Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.
Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline.
Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine.
Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′.
E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.
Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu