Hapja e listave, reagon Meta: Lëvizja e shumicës zeron paktin e 5 qershorit

0
Gjigandi

Përgjatë komunikimit javor me mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se lëvizja e shumicës për hapjen e listave zeron marrëveshjen e 5 qershorit.

“Përmbyllja e reformës zgjedhore do të konsiderohej si kushti i parë i plotësuar. Iniciativa e shumicës për të ndryshuar kushtetutën e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë dhe dëmton edhe kredibilitetin e ministrit të jashtëm edhe si kryetar i OSBE-së (Edi Rama). Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë”, u shpreh Meta.
Po kështu ai sqaroi se përse sipas tij ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve në këto momente janë të pavlefshme.
“Mandatet opozitare të zëvendësuara janë jo legjitime. Kuvendi nuk ka legjitimitetin e plotë për reformat kushtetuese. Iniciativa në vetvete është antikushtetuese. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave për gjendjen jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Asnjë rishikim nuk mund të merret kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Nisma është propozuar në Kuvend jo vetëm në kundër rregullores por e kanë paraqitur në datë 15 qershor 2020, pikërisht në këtë datë Shqipëria ishte në gjendjen e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga vetë Kuvendi, që përfundonte në datë 23 qershor. Ndërmarrja e nismës së këtyre deputetëve së frymëzuar nga kryeministri bie ndesh dhe është e pavlefshme”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu