“Mirëpresim Bashën dhe Kryemadhin” PS: Të hënën mblidhet Këshilli Politik, do jetë edhe Rama

0
Gjigandi

Ditën e hënë do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Politik, për të diskutuar për listat e hapura dhe për ndalimin e koalicioneve para zgjedhore.

Ka qenë Damian Gjinkuri i cili për mes një deklarate të bërë publike për mediat thotë se se do të jetë në mbledhje së bashku me kreun e PS-së, Edi Rama dhe shpreh dëshirën që në tryezë të jenë edhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin.
Pjesë e tryezës pritet që të jetë edhe përfaqësuesja e opozitës jashtë parlamentit Rudina Hajdari.
Deklarata e Damian Gjiknurit:
Të nderuar kolegë,
Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.
Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.
Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj:
Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 
Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë.
Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Në pritje të përgjigjes suaj
Faleminderit
Damian Gjiknuri

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu