Hapet toka në Belsh/ Krijohet papritur gropa karstike

0
18
Gjigandi

Një gropë karstike rreth 20  metra e thellë dhe 10 metra e gjerë është shfaqur pranë fshatit Çestije në Belsh.

Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 80 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike.

Gropa ka përpirë rrugën dhe ka ngjallur panik tek banorët.

Specialistet thonë se në 360 km2, zona e Dumresë është kartike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.

Por nevojiten studime pasi fenomeni mund të rrezikojë edhe lagjet e banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu