Hakerimi i të dhënave nga sistemi MEMEX/ Policia e Shtetit: Mediat mos t’i nxjerrin, databaza jonë nuk është prekur

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave nga sistemi MEMEX, të cilat u hakërruan nga grupi iranian.

Policia njofton se të dhënat e hakërruara nuk ka kanë lidhje me databazën e sistemit policor MEMEX, ku thekson se asnjë e dhënë nuk është dëmtuar.

Sakaq thekson se me urdhër të prokurorisë, mediat të mos publikojnë asnjë të dhënë që janë nxjerrë nga hakerat.

Njoftimi i policisë:

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu