Sportistët e sportistet u ballafaquan me probleme të shumta në vitet e 90-ta, sidomos me represionin e regjimit kriminal serb.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Hajriz Hajdari.
Ai ka luajtur me sukses futboll dhe me mijëra sportistë kush më shumë e kush me pak kontribuan për mbajtjen gjallë të futbollit dhe sportit.
Hajdari përkundër kërcënimeve që vinin nga pushtuesi serb, asnjëherë nuk u ndal në misionin e tij.
Ai në vitet e pasluftës ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë në Kosovë. Hajdari është krenar që i takon Gjeneratës së Republikës.