Borusia Dortmundi, përveç humbjes nga rivali Bayern Munichu me rezultat 0:1 në terrenin vendas, tani është duke u frikësuar nga lëndimi i Erling Haalandit.
Sulmuesi 19-vjeçar u detyrua të linte fushën në minutën e 72-të, teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Jadon Sancho pësoi tërheqje muskulare.
Nuk dihet se sa serioz është lëndimi, por tashmë “verdhezinjve” u janë zbehur shpresat për titullin kampion, teksa e shohin veten 7 pikë larg bavarezëve që mbajnë pozitën e parë.