Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Rritja e borxhit publik e bën më të vështirë normalizimin e p…

0
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Rritja e borxhit publik e bën më të vështirë normalizimin e p…
Gjigandi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë.

Forumi është një organizim i përvitshëm i “Euromoney” që mbledh së bashku figura të njohura të fushës politike, akademike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së, sipas një njoftimi për shtyp të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Sejko ishte i ftuar në panelin me temë “Rimendimi i rolit të bankierëve qendrorë”, së bashku me homologë të bankave qendrore të Europës Qendrore dhe Lindore.

Gjatë këtij paneli, guvernatorët diskutuan mbi disa çështje kryesore si: reagimin e bankave qendrore dhe aftësinë e tyre për të respektuar objektivin e stabilitetit të çmimeve; përgjigjen dhe masën e reagimit të ekonomive të vendeve të EQL-së ndaj sfidës së inflacionit të lartë; stimulin fiskal dhe koordinimin e politikave midis autoriteteve me qëllim shmangien e recesionit ekonomik; rritjen e borxhit publik në raport me PBB-në për shkak të pandemisë dhe konfliktit ushtarak Rusi – Ukrainë që paraqitet si një konsideratë shtesë për bankat qendrore në procesin e tyre të normalizimit të politikës monetare, etj.

Në fjalës së tij, Guvernatori Sejko diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe ndikimet e krizave të viteve të fundit.

RonaTyra

Ai u shpreh se stabiliteti i çmimeve ka qenë dhe duhet të mbetet objektivi më i drejtë i politikës monetare. Gjithashtu, një regjim inflacioni i shënjestruar ofron kuadrin më efektiv dhe eficient për hartimin e politikës monetare, ndërkohë që vetë kuadri i instrumenteve të politikës monetare duhet të vlerësohet dhe përditësohet vazhdimisht.

Guvernatori shtoi se kriza aktuale globale, e krijuar nga pandemia, nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe nga kriza e çmimeve, i përballi bankat qendrore me një sërë sfidash për të cilat duhet të merreshin masa dhe të reagohej në kohë.

Ai u shpreh se detyra e bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të ekonomive bëhet më komplekse, në prani të goditjeve të vazhduara, të forta dhe të zgjatura në kohë, si dhe të kufizimeve që politika fiskale ka si pasojë e nivelit relativisht të lartë të borxhit publik.

“Në veçanti, reagimi i politikës monetare kushtëzohet nga pasojat komplekse që sjellin goditjet e ofertës, por dhe nga nevoja e kujdesit që duhet treguar për të mos dëmtuar qoftë dhe indirekt, procesin e rimëkëmbjes ekonomike”, u shpreh Guvernoatori.

:Regjimi i politikës monetare të aplikuar nga Banka e Shqipërisë, ai i shënjestrimit fleksibël të inflacionit, ofron diskrecionin e duhur në vendimmarrje, për sa kohë ai mban parasysh si objektivin final të stabilitetit të çmimeve ashtu dhe nevojën për zbutjen e pasojave të goditjes në ekonomi”, ka thënë Sejko.

Po ashtu, Guvernatori Sejko theksoi se regjimet alternative të politikës monetare, si shënjestrimi i çmimeve apo kursit të këmbimit, nuk gjejnë zbatim në rastin e Shqipërisë, kjo dhe për faktin se kostot që mund të mbartin në formën e uljes së besueshmërisë dhe të eficiencës janë të konsiderueshme.

Më tej, Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor në mandatin e saj stabilitetin e çmimeve të ndjekur nga stabiliteti financiar. Si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar dhe institucioneve jobankare (të cilat përbëjnë rreth 95% të aktiveve financiare në treg), Banka e Shqipërisë në mënyrë të nënkuptuar ka si detyrë të ruajë stabilitetin financiar në çdo kohë.

“Ruajtja e stabilitetit financiar është komplekse dhe kërkon përfshirjen aktive të aktorëve të tjerë institucionalë. Ndaj, nevojitet një koordinim dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet e tjera të përfshira në këtë process,” tha Sejko.

Paralelisht me të, Guvernatori theksoi se qëndrueshmëria e financave publike të vendit është rrjeta finale e sigurisë për stabilitetin financiar, dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë një konsideratë primare e politikës fiskale.

“Për rrjedhojë, duhet të krijohet një mekanizëm efektiv koordinimi midis politikave dhe instrumenteve, brenda e ndërmjet institucioneve, si dhe një komunikim i qartë dhe transparent për të shpjeguar plotësisht alternativat dhe zgjedhjet e politikave të ndërmarra nga bankat qendrore,” shtoi ai. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu