Guida në Stokholm: Udhëtim në pandemitë e të shkuarës

0
Gjigandi

Me turistët të bllokuar nëpër shtëpi dhe banorët e Stokholmit që evitojnë turmat, një guide po përpiqet të mbajë gjallë biznesin me ture të pandemive të mëparshme të qytetit, që nga vdekja e zezë e deri tek epidemia e kolerës.

Mëngjesin e të shtunës, Mike Anderson, udhëheq një grup të pasionuarish pas historisë në një shëtitje murtaje, përmes qytetit të vjetër të Stokholmit, duke ndaluar para kishave dhe në hijet e shtëpive të lyera me ngjyrë portokalli dhe të verdhë, që ngrihen përgjatë rrugëve, për të treguar se si qyteti ishte shënjuar nga pandemitë në të shkuarën.
I veshur me një bluzë të gjatë dhe me maskë, Anderson udhëheq grupin përmes rrugëve të gurta. Katër miq janë veshur me të zeza për rastin e një prej tyre mban edhe një kopje të maskës që mbahej nga doktorët e mortajës në kohët e hershme, të bërë me letër.
Të gjithë, dëgjojnë Anderson teksa shpjegon se si murtaja gjunjëzoi vendin rreth vitit 1350 duke i marrë jetën një të tretës së popullatës. Më pas, ndalen në një tjetër pikë, për të dëgjuar histori për kolerën që ishte përhapur në Suedi dhe rajonin baltik në vitet 1710. Disa nga vizitorët, janë të pasigurt për paralelizimet me koronavirusin e sotëm, por sidoqoftë, janë të gëzuar se kanë kaluar një pasdite të këndshme, jashtë.
Suedia evitoi izolimin e plotë por tubimet e më shumë se 50 personave u ndaluan ndërsa virusi përhapej. Tani vendi raporton rreth 5 mijë viktima të koronavirusit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu