Grupi i djemve koreanë është vendosur zyrtarisht të publikojë albumin e tyre të ardhshëm më vonë këtë vit, njoftoi të dielën kompania e tyre, Big Hit Music.
“Përshëndetje. Kjo është Big Hit Music. BTS do të rikthehet me një tjetër album të ri më 10 qershor 2022. Detajet për albumin e ri do të jepen në një njoftim të veçantë në një datë të mëvonshme”, thuhej në një deklaratë të postuar për komunitetin e fansave Weverse.
“Ne presim dashurinë dhe mbështetjen tuaj për albumin e ri të BTS. Faleminderit”, shtoi tutje kompania.
Foto: FilmMagic
Albumi i ardhshëm i BTS u paralajmërua për herë të parë gjatë mbrëmjes së fundit të rezidencës katër netësh të grupit në Las Vegas.
Atë kohë, data “2022.06.10” – 10 qershor – u shfaq në ekran në fund të emisionit, krahas titullit: Ne jemi antiplumb.
Pas ngjarjes së koncertit, BTS postoi videon nga shfaqja në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Në klip shfaqen skena të ndryshme bardh e zi të grupit, para se të thonë njëzëri: “Jemi antiplumb (We are bulletproof)”.
Foto: Getty Images
BTS përbëhet nga shtatë anëtarë gjithsej – V, RM, Jungkook, Jin, Suga, J-Hope dhe Jimin. Grupi u formua për herë të parë në vitin 2013 dhe është i dashur nga legjioni besnik i fansave, të njohur kolektivisht si ushtria (Army)
Albumi i ri i grupit do të jetë i pari që do të ndjekë LP “Be”, i cili u publikua në nëntor 2020.
Më parë ata publikuan një album përmbledhës, BTS, the Best , në qershor 2021 dhe një EP, “Butter” (Hotter, Sweeter, Cooler) , të njëjtin muaj.
Albume të tjera të kaluara përfshijnë “Wings” të 2016-ës, “Love Yourself: Tear” të 2018- ës dhe “Map of the Soul: 7” të 2020- ës.
Grupi i djemve performoi së fundmi në “Grammy Awards 2022”, ku ata kënduan këngën e tyre të njohur “Butter”. BTS ishte në garë për çmimin “performanca më e mirë e dyshes/grupit pop” gjatë ceremonisë.
/abc24.al/