Greqia: Sanksione Turqisë/ Reagimi ndaj kthimit të Shën Sofisë në xhami

0
Gjigandi

Greqia ka kërkuar të përgatitet një kuadër sanksionesh kundër Turqisë në rast se Ankaraja tenton të shkelë të drejtat sovrane të saj.

Kërkesa është bërë ne kuadër te samitit te ministrave te Jashtëm te BE ku mes te tjerave, temë e bisedimeve ka qenë ndryshimi i statusit te Shën Sofisë nga muze ne xhami si dhe deklaratat e Ankarasë për kërkime ne Mesdheun Lindor ne një zonë detare te cilën Greqia e konsideron se ndodhet brenda ZEE te saj.
“Përshkallëzimi i shkeljes se ligjeve dhe autoritarizmit të Turqisë ishte në qendër të diskutimit tonë. Është dënuar me force shndërrimi i Shen Sofise në xhami. Madje i eshte kërkuar Turqise të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj. U pa se kishte një konsensus te gjerë, pas kërkesës sonë, qe të hartohet një listë me masa te metejshme , d.m.th. sanksione, të cilat do t’i lejonin BE të përgjigjet në mënyrë efektive nëse Turqia do të vazhdoje te shkele ligjet”, shprehet Nikos Dhendias.
Sanksionet mund të përfshijnë: pezullimin e negociatave të integrimit dhe financimin paraprak, anulimin e Bashkimit Doganor, pezullimin e financimit nga Banka Europiane e Investimeve dhe ndalimin e shitjes së armëve ndaj Turqise.
“Ne theksojmë gjithashtu se veprimet e njëanshme turke, veçanërisht në Mesdheun lindor, të cilat bien ndesh me interesat e BE-së, me të drejtat sovrane të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe te Drejten Nderkombetare duhet të marrin fund. KE ka dënuar vendimin e Turqisë për të kthyer një monument të tillë emblematik si Shen Sofia në xhami. Ky vendim do të nxisë pashmangshmërisht mosbesimin, do të promovojë ndasi të reja mes bashkësive fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim”, tha Josep Borrell.
Greqia nuk ka te drejtë te flasë pasi Athina është i vetmi kryeqytet pa xhami, ndërsa ju bën presion edhe muslimaneve te Trakes – është përgjigjur ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se do te fillojë dhënia e kontratave ndaj kompanive te huaja për te filluar eksplorimin e hidrokarbureve ne zonën detare për te cilën Turqia nënshkroi me qeverinë e Tripolit ne Libi.
Ndërsa gjithë forcat politike greke kanë dënuar sjelljen e Ankarasë, kryeministri Mitsotakis ka intensifikuar kontaktet diplomatike për këto dy çështje duke kontaktuar pasditen e se hënës edhe me presidentin e Keshillit Europian Charles Michel.
Orët e fundit shumë shtete te BE janë pozicionuar hapur ndaj vendimit te Turqisë për zhndërrimin e Shen Sofisë ne xhami, ndërsa edhe Kryepiskopi i Tiranes , Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi ,ne një deklaratë për televizionin publik grek e ka karakterizuar këtë vendim si një sulm dhe një xhihad kulturor.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu