Greqi/ Arrestohet shkrimtari i njohur i librave për fëmijë, posedonte materiale pornografike për të mitur

0
Gjigandi

Një shkrimtarë i njohur i librave për fëmijë i njohur si Vasilis Papatheodorou është vënë par ligjit pasi akuzohet për posedim të materialeve pornografike për fëmijë.

Ai aktualisht mbahet në paraburgimin e Tripolit dhe do qëndrojë aty deri në përfundim të hetimeve.

Autori i njohur deri vonë mbante postin e shefit të departamentit të fëmijëve të një shtëpie botuese mjaftë të njohur.

Ai u zbulua oficerët e krimit kibernetik pas skanimit të internetit me softuer të veçantë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, i cili aktivizohet, kur shkarkohen skedarët e pornografisë së fëmijëve.

Pas një hetimi që zgjati më shumë se një muaj, analistët e Prokurorisë gjetën në dosjet e tij më shumë se 100 video me materiale të forta pornografike me fëmijë nën 12 vjeç.
Para oficerëve të Policisë Papatheodorou ka thënë se është e vërtetë që ai ka shkakruar përmbajtje pornografike për fëmijë por këtë e ka bërë për arsye profesionale pasi po përgatitet të shkruajë një liber për këtë tematikë. Por kjo nuk i ka bindur oficerët, të cilët e kanë mbajtur në arrest.

RonaTyra

Efektivët e Policisë dyshojnë se përveç materialit pornografik ai mund të ketë kryer edhe aktivitete të tjera, por që hetimet vazhdojnë dhe deri më tani gjithçka është në vazhdën e dyshimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu