Një 43-vjeçare është arrestuar në Greqi, pasi ka goditur me thikë të dashurin e saj 50-vjeçar, teksa kryenin marrëdhënie seksuale në një Spartë.
Biznesmeni grek ka rrëfyer në emisionin“Të vërteta me Zinën” në Star TV, se e ka përgjëruar partneren që mos e vriste për vdekje.
Për fat të mirë 50-vjeçari gëzon shëndet, pasi ka qenë vetë 43-vjeçarja ajo që e çoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh.
Sipas 50-vjeçarit e dashura e ka goditur disa herë me thikë në trup, ndërsa ka arritur të shpëtojë duke ia marrë me forcë thikën 22 centimetra nga duart. Ai tha se ka marrë një plagë afër zemrës, ndërsa shpjegon se shkoi në arat që ishin në pronësi të 43-vjeçares, për ta ndihmuar me disa punë.
Aty dyshja filluan të kryenin marrëdhënie, ku papritur autorja nxori thikën dhe e goditi.
Star TV raporton se 43-vjeçarja është arrestuar, ajo akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ajo ka thënë në polici se ka goditur me thikë partnerin e saj pa qëllim, pas një debati që kanë pasur mes tyre./abc