Një këmbësor është goditur nga një makinë para pak minutash në fshatin Shajkoc të Podujevës.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje këmbësor i goditur nga makina është një punëtor i KEDS-it, i cili kishte dalë për t’i rregulluar prishjet që kanë ndodhur në rrjetin energjetik në këtë fshat.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.
Media mëson se i lënduari është nisur menjëherë për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë./Llapi.info