Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta mbrëmjen e kësaj të diele.
Burime bëjnë me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kaf, pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin kirurgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po heton për rrethanat e ngjarjes.