Gjyqtari padit presidentët e Feronikelit dhe Trepçës ‘89

0
Gjigandi

Fjalët dhe akuzat publike në drejtim të gjyqtarit Visar Kastrati mund t’i kushtojnë rëndë Naser Ramajt dhe Abedin Zekës, presidentët e dy klubeve të Superligës, të cilët nuk lanë gjë pa i thënë gjyqtarit të FIFA-s në lidhje me mënyrën se si kishte ndarë drejtësinë në ndeshjet ndaj tyre.

Gazeta “Sheshi” ka mësuar ekskluzivisht se gjyqtari Kastrati tashmë ka bërë padi për fyerje dhe shpifje ndaj presidentit të Feronikelit, z.Ramajt dhe presidentit të Trepçës ’89, z.Zekës.

Kastrati i është drejtuar këtë të mërkurë (24 qershor) Gjykatës Themelore në Prishtinë, teksa ka bërë padi ndaj dy të apostrofuarve, derisa ka kërkuar kompensim e dëmit për ofendim dhe fyerje.

Gjyqtari Visar Kastrati e ka konfirmuar ngritjen e padisë ndaj dy presidentëve të Superligës, por që nuk ka dashur të komentojë më shumë, pasi që janë të ndaluar nga rregullorja e Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa ka thënë gjithashtu se lënda tashmë është në organet e drejtësisë dhe ata do të merren më shumë për këtë çështje.

Madje, gjyqtari i cili njëherit e bartë edhe stemën e FIFA-s ka angazhuar edhe një avokat për t’u marrë me lëndën, e cila mësohet se i ka kushtuar jo pak materialisht.

RonaTyra

Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe padinë e ngritur nga gjyqtari Kastrati për presidentët e dy klubeve të Superligës:

Gjyqtari kryeqytetas ishte ballafaquar fillimisht me linçime publike, akuza dhe fyerje nga presidenti i Trepçës ’89, menjëherë pas ndeshjes së xhiros së 24-të ndaj Dritës, takim të cilën ‘minatorët’ e kishin humbur në shtëpi me rezultat të pastër 2-0.

Me të njejtën gjuhë, ndoshta edhe më të ashpër, Kastrati ishte ofenduar e fyer nga presidenti i Klubit Futbollistik “Feronikeli”, i cili nuk ishte i kënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë në duelin kthyes të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës ndaj Ballkani (1-1), por që nuk kishte zgjedhur fjalët dhe nuk ishte kursyer në asnjë moment ndaj ‘bilbilit’ kryesor të ndeshjes.

Megjithëse, presidenti Ramaj dhe Klubi Futbollistik “Feronikeli” kanë reaguar duke fshirë publikimet e tyre në faqet zyrtare, kjo tashmë duket vonë, pasi që gjyqtari Kastrati ka deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë akuzat e bëra nga këto dy subjekte.

Linçimet publike të dy presidentëve ndaj gjyqtarit Kastrati, duke përdorur fjalët më të rënda nuk ishin pritur aspak mirë nga tifozët e dy klubeve që kishin kërkuar që fajin ta gjejnë brenda tyre dhe jo ta kërkojnë ta ‘gjykatësit’ e ndeshjes.

Kjo është hera e parë në futbollin kosovar që një gjyqtarë bën padi ndaj personave zyrtarë të cilët bëjnë ofendime dhe fyerje publike në drejtim të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu