Gjyqtari ndërkombëtar i karatesë, Nazmi Ibërdemaj, njëherësh trajneri i mirënjohur, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ibërdemaj shpreh fjalët më të bukura për gazetën dhe uron edhe qindra vite të tjera.
“Urime 25 vjetori i gazetës ‘Bota sot’.
Urime edhe për ju Kemajl Goca, ikona e gazetarisë sportive mbarëkombëtare”, uron Ibërdemaj.
Në fakt, Ibërdemaj është emër i madh i sportit, njeriu që dha shumë në kohën e okupimit për sportin e Kosovës, një pedagog që se ka shoqin në vendin tonë dhe i dashur për të gjithë.