Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt/ Ivi Kaso: Duhet ta kishte rrëzuar, nuk përmbush asnjë kriter

0
Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt/ Ivi Kaso: Duhet ta kishte rrëzuar, nuk përmbush asnjë kriter
Gjigandi

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Tiranës, e cila ka pranuar ankimin e PD, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.

Kaso u shpreh në një konferencë për shtyp se ky vendim është në kundërshtim me ligjin dhe Gjykata duhet ta kishte rrëzuar këtë ankimim.

Ai shtoi se vendimi sotëm jo vetëm që është i atakueshëm por është marrë në kundërshtim me ligjin dhe se janë në të gjitha fakteve se përse gjykata ka konluduar në këtë vendim.

Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është raportuar, Gjykata e apelit nuk ka vendosur  prishjen e këtij vendimi. Është pranuar vetëm mundësia që ankimi i paraqitur të bëhet pjesë e dosjes ë të shkojë në Apel.

RonaTyra

Në radhë të parë ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligj. Gjithashtu nuk është as përcaktues legjitim i ndonjë palë. Kontrolli që bën gjykata në këtë rast nuk është substancial, por duhet të ishte vetëm një kontroll formal.Në këtë rast sipas disponimeve ligjore, gjykata duhet të kishte vendosur rrëzimin apo mospranimin e këtij ankimimi. I njëjti standart është mbajtur nga e njëjta gjyqtare, kërkesës që Rithemelimi i ka paraqitur, nuk i është përgjigjur e ka lënë në heshtje. Gjykata e ka të konsoliduar praktikën e mospranimit të ankimit nga palë, nuk është se po i jep jetë një jurisprudencë të panjohur. Në çështjen e shoqatës së bashkive ajo ka vendosur që kërkesat e palëve që as nuk janë palë, buk meren parasysh e jo më të shqyrtohen. Këtë dhe vendimmarrje të tjera ia kemi paraqitur gjyqtares.Vendimi sotëm jo vetëm që është i atakueshëm por është marrë në kundërshtim me ligjin. Jemi në dijeni të gjitha fakteve se përse gjykata ka konluduar në këtë vendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu