Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e Becchettit ndaj Shqipërisë

0
Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e Becchettit ndaj Shqipërisë
Gjigandi

Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut me seli në Strasburg, ka shpallur sot “të papranueshme” një padi të ngritur nga shoqëria “Agonset”, e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kundër Shqipërisë. Ndërhyrja e kësaj Gjykate ishte kërkuar mbi pretendimet e shoqërisë që zotëronte televizionin Agon Channel se “është shkelur e drejta për lirinë e shprehjes, sipas kërkesave të nenit 10 të Konventës dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar sipas nenit 14 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të Konventës”. Sipas shoqërisë , ajo nuk ishte ftuar të merrte pjesë në procedurat e konkurrimit për marrjen e licencës për transmetime digjitale dhe për rrjedhojë nuk kishte mundur të aplikonte për marrjen e kësaj licence.

Gjykata evropiane, vendosi ta refuzojë kërkesën, duke qenë se ankuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike të shtetit shqiptar, duke mos i ngritur pretendimet e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përpara se t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut.

Zëri i Amerikës ka mësuar se shoqëria e sipërmarrësit Becchetti kishte kërkuar dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 350 milion euro, për pasojat që sipas saj ishin shkaktuar, nga pamundësia për t’u pajisur me licencë për tranmetime digjitale.

Në Gjykatën evropiane, shoqëria “Agonset” u përfaqësua nga avokati Italian Andrea Saccucci, i cili drejton një studio të njohur ligjore italiane. Ndërsa pala shqiptare, u mbrojt nga Avokati i Shtetit Artur Metani, aktualisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi përfundimisht një tjetër gjyq me zotin Becchetti për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro.

RonaTyra

Ndërsa pak muaj më parë, Gjykata e Tiranës, e dënoi sipërmarrësin Italian me 17 vite burg, pasi e gjeti atë fajtor Gjykata e deklaroi sot fajtor, për të katër akuzat e ngritura nga prokuroria, që nga falsifikimi i dokumentave, te vjedhje duke shpërdoruar detyrën, evazion fiskal dhe pastrim parash./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu