Gjykata e Lartë në Shqipëri rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për pezullimin e dënimit me burg.
Në prill të këtij viti, Tahiri kërkoi lirimin nga burgu i Fierit pasi sipas tij vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.
Në rekursin e bërë nëpërmjet avokatit të tij në gjykatën e lartë Saimir Tahiri shprehet se Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse e ka dënuar jashtë kompetencave te saj”.
Sipas ish ministrit të Brendshëm dhe mbrojtësit të tij Tahirit i rrezikohet jeta, ndërsa familja e tij është ekspozuar ndaj eksponentëve të krimit.
Në shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimin e shërbimit të provës.
Të njëjtin vendim me 3 vite e 4 muaj burg mori dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. /A2 CNN/