Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të plotë të ligjit ndërtimit, përkatësisht, për poseduesit e lejeve të ndërtimit.
Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot e ka zhvilluar një aksion për inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet.
Ndërsa sipas drejtoreshës, inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, edhe për ndërtimet tjera.
“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit”,
ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.