Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik ndau detajet për ato se çfarë u diskutuan.
“Tu jap qëndrimin e PS me ato çfarë u propozuan, e para risitë kushtetuese që po shqyrtohen në kuvend janë gjetur me vend nga opozita jashtë, ata mbështesin hapjen e listave.
E dyta, PD dhe opozita u kthye në tavolinën e negociatave duke humbur kohë, sepsë nëgociuan për një gjë që e kundërshtonin. Amendimet mundësojnë hapjen e listave.
Kodi zgjedor i ka mundësitë që t’i detajojmë këto rregulla që të këmi administrim të thjeshtë e të qartë të zgjedhjeve.
Tani ata le të gjëjnë modele vendesh që kanë lista të hapura me sistemin që kemi dhe jemi gati ta diskutojmë.
Garancia e këtij procesi është se jemi palë të barabarta, hajde ti zbërthejmë shqetësimet.
Gjithçka është e mundur.”, tha ai.
Burimi: top-channel.tv