Gjiko publikon fotografi duke marrë trajtim nga spitali

0
Gjiko publikon fotografi duke marrë trajtim nga spitali
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, është shumë i pëlqyer për këngët e tij dhe sensin karizmatik që shfaqë në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperi vendosi që të ndajë me ndjekësit e tij në InstaStory, një moment jo edhe aq të mirë të ditës.

Mesa duket ai po përballet me probleme shëndetësore, kjo ngase i njëjti ka publikuar një fotografi ku shihet duke marrë trajtim mjekësor.

Ai në mbishkrimin e fotografisë i qetësoi fansat duke thënë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, por që po e bën këtë në mënyrë që t’i paraprijë gripit, ngase ka hasur mesa duket në faza të hershme të tij.

RonaTyra

Foto: Gjiko/InstaStory

“Duke ia grabitur gripit”, shkroi reperi nga Peja në mbishkrimin e fotografisë në fjalë.

Gjiko përndryshe krahas muzikës, po zhvendos së fundmi aktivitetin e tij edhe në biznes, duke u bërë sipërmarrës i një rrjeti të ri të gastronomisë që do të hapet së shpejti.

/abc24.al/

Foto: Gjiko/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu