Gjermani/ Sulm me thikë brenda trenit, agresori lë pas 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

0
Gjigandi

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një burrë në moshë të mesme i sulmoi me thikë në një tren ndër-rajonal në Gjermani.

Mësohet se agresori sulmoi udhëtarët rreth orës 15:00 përpara se të mbërrinte në stacionin Brokstedt, i cili është afër Neumunster në Gjermaninë veriore.

Raportet fillestare thanë se një numër viktimash ishin lënduar rëndë, ndërsa të tjerët kishin pësuar vetëm lëndime të lehta sipas Mapo.de, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e urgjencës në ndihmë të të plagosurve.

Sakaq, policia ka vendosur në pranga agresorin i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur, ndërsa autoritetet janë ende duke hetuar motivin e sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu