Sot në Ministrinë e Mbrojtjes organizohet ceremonia e transferimit të autoritetit të Drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së (NALT).
Në këtë ceremoni drejtori në largim, Gjeneral Jörg Rüter do të transferoj autoritetin e tij te drejtori në ardhje i NALT-it, Gjeneral Joachim Hoppe.
Përveç tyre, para të ftuarve vendor dhe ndërkombëtar, me fjalime do të adresohen edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Shefja e Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.
Vijon.