Gjendet një trup i pajetë në Durrës, zjarrfikësit ndërhyjnë nga dritarja

0
Gjigandi

Një trup i pajetë është gjendur në lagjen numër 6 në Durrës.

Burime për median bëjnë me dije se familjarët e viktimës ishin duke e kërkuar dhe nuk kanë mundur të kontaktojnë me të. Si rrjedhojë, është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të cilët hynë nga dritarja dhe konstatuan trupin e pajetë. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe heton për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu