Një person është gjetur i pajetë në një tortuar në qytetin e Durrësit. Viktima dyshohet se është i moshës 60-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.