var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Afati kalimtar pritet të jetë më ndryshe këtë verë shkaku i pandemisë së koronavirusit, teksa mund të ketë shpenzime më të vogla.
Transferimet me vlerë prej qindra miliona euro do të më të zbehta, derisa klubet evropiane do të fokusohen te futbollistët e talentuar.
Faqja e mirënjohur ’90min’ ka shkruar një artikull të veçantë për futbollistin e Kosovës, Milot Rashicën, i cili mund të jetë ndër më të kërkuarit këtë verë.
Futbollisti i Werder Bremenit është kërkuar tashmë nga disa klube në Bundesliga dhe Premierligë, por ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm i tij.
Faqja në fjalë ka renditur gjashtë prej destinacioneve të mundshme të 23-vjeçarit nga Vushtrria.
Aston Villa, West Hami, Southamptoni, Liverpooli, Borussia Dortmundi dhe Red Bull Leipzig janë klubet ku Rashica mund ta vazhdojë karrierën nga vera e ardhshme.
Megjithatë, sipas ’90min’, destinacioni më i besueshëm për të ardhmen e ish-futbollistit të Vitesses është RB Leipzig.
Ndryshe, Rashica ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij prej 38 milionë eurosh.