Getafe ka shfrytëzuar opsionin e blerjes nga Marc Cucurellas, kartoni i të cilit zotërohej nga Barcelona. Ekipi madrilen vendosi disa muaj më parë ta shfrytëzonte mundësinë e blerjes së anësorit për 10 milion euro, lajm që u zyrtarizua këtë të martë nga Barcelona.
Ekipi katalan ruan 10% të vlerës së kartonit të futbollistit në rast se do të shitet në të ardhmen.
Cucurella ka shkëlqyer këtë sezon në radhët e Getafes, madje është konsideruar një nga zbulimet e sezonit. Futbollisti, i cili vitin e kaluar luajti i huazuar tek Eibari, më 22 korrik do të mbushë 22 vjeç. Sipas Transfermarkt vlera e tij është rritur në 18 milionë euro.
Cucurella debutoi me Barcelonën në një ndeshje të “Copa del Rey”, kundër Murcias, në tetor 2017, duke qenë ky takimi i vetëm zyrtar me skuadrën e parë.