Gështenja: Zgjedhjet në degë të njëanshme, të fillojnë nga zero me grupe të përbashkëta

0
Gështenja: Zgjedhjet në degë të njëanshme, të fillojnë nga zero me grupe të përbashkëta
Gjigandi

Deputeti demokrat Lefter Gështenja në Ora News, u shpreh se ka kërkuar çtensionimin e grupit parlamentar dhe më pas atë në terren.

Sipas tij, 31 deputetë janë në unison dhe kanë thënë se ky proces zgjedhjeve janë të njëanshëm dhe duhet ndaluar e nisur nga e para.

Gështenja: Unë kam kërkuar çtensionimin e grupit parlamentar dhe më pas atë në terren. Ne duhet të gjejmë pikat tona të përbashkëta. Unë kam folur me një pjesë të madhe të grupit parlamentar para se ta prezantoja këtë platformë dhe është marrë konsensusi i deputetëve. 31 deputetë janë në unison dhe kanë thënë se ky proces zgjedhjeve janë të njëanshëm dhe duhet ndaluar e nisur nga e para. Ne kemi lënë jashtë anëtarësinë reale të partisë sepse mendojnë ndryshe.

Ka filluar procesi i njëanshëm në strukturat e partive. Kanë pasur të drejtë të votojnë të gjithë, por ama kanë votuar vetëm që kanë plotësuar vetëm formularin e rithemelimit. Nuk po marrin pjesë demokratët të gjithë, prandaj ne kërkojmë që të nisë procesi nga e para me pjesëmarrjen e të gjithë demokratëve. Në shumë zona nuk ka pasur garë, dhe një gjë e tillë është thënë hapur.

Gështenja shtoi se po kërkohet një proces nga e para dhe që të jetë i besueshëm nga të gjitha palët dhe me grupe të përbashkëta e të fitojë më i mirë me votë.

RonaTyra

Gështenja: Është thënë nga rithemelimi se nuk lejojnë që të votojnë ata që nuk kanë plotësuar formularin. Ndërsa ka shumë njerëz që janë anëtarë dhe janë aktivë në parti. Statuti e përcakton se përjashtohet një anëtar kur jep dorëheqjen, kur vdes ose përjashtohet. Ne po kërkojmë një proces nga e para dhe që të jetë i besueshëm nga të gjitha palët dhe me grupe të përbashkëta e të fitojë më i mirë me votë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu