Lufta e Rusisë/ Zheji: Ukraina me status neutral? Perëndimi s’do pranojë, Ngjela: Putin është në …

0
Lufta e Rusisë/ Zheji: Ukraina me status neutral? Perëndimi s’do pranojë, Ngjela: Putin është në …
Gjigandi

Analisti Artur Zheji deklaroi se Ukraina nuk do e pranojë kurrë kushtin e vendosur nga Kremlini, që të shpallë status neutral, për të ndalur luftën e nisur.

Përballë avokatit Spartak Ngjela në ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’, Zheji tha se kjo gjë nuk do të pranohet nga perëndimi.

“Mendoj se situata është e rëndë. Janë cënuar institucionet qeveritare. ushtria ruse ka hyrë në Kiev. Kemi 3 deklarata të forta nga presidenti ukrainas, ku thoshte se nuk largohej nga Ukraina. Jemi në gjysmë kapitullimi sa i përket Ukrainës. Presidenti ukrainas po përpiqet që të shmangë arrestimin e tij dhe të qeverisë së tij edhe pasi deklaroi se çeçenet kanë përgatitur një listë me emra për të vrarë. Faktet që paraqesin agjencitë prestigjioze, BBC dhe AFP, flasin për situatë dramatike në raport me Ukrainën. Kolonat ruse kanë rrethuar institucionet. Sot gazetat më të rëndësishme perëndimore flasin për një Europë të re që do të pësojë pas kësaj ngjarje. Mediat flasin për një dështim të Europës. Në një analizë që lexova flitej që Biden e toleroi Putin, që t’i jepte një mësim Europës. Putin mblodhi oligarkët e Rusisë për t’i bërë ballë sanksioneve. Ia ka kërkuar me imponim dhe ata kanë derdhur një shumë kolosale në arkën e shtetit rus. Mendoj se ftesa që Zelensky bëri përmes Macron, ndërmjetësimi i këtij të fundit me Putin, e ka bërë atë të gatshëm që të ulët në tryezë. Ukraina me status neutral? Perëndimi s’do pranojë”, tha Zheji.

Ndërkohë avokat Ngjela tha se Putin është në krim ndërkombëtar me atë që po bën tani në Ukraina. Mes të tjerash ai sqaroi edhe qëndrimin e Amerikës, dhe të Biden se pse nuk po ndërhyn në konfliktin në Ukrainë.

“Nuk flitet dot në terren, por politikisht. Lufta ka karakter politik. Pjesa e majës së politikës, është lufta. terreni nuk diskutohet, pasi nuk ka hyrë Amerika. Amerika i la për të thënë që; s’jam pushtues. Do hyjë apo jo? Se dimë. E ka në interes të madh politik. E la për të thënë; se ky është agresori. Juridikisht do i kërkojë ndihmë NATO-s presidenti i Ukrainës? Se dimë. Ai veshi helmetën. E di sa e ka popullsinë, 40 mln banorë. Atë do marrë ai me luftë partizane? Po pse dorëzohen ata? Ata bëjnë luftë guerile pastaj. Ka armatim të madh shumë Ukraina.”, tha Ngjela.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu