Gerrard zbulon sekretin e Suarez: S’kishte respekt për asnjeri

0
Gjigandi

Luis Suarez është padyshim një nga sulmuesit më të fortë në botë. Ylli i Barcelona-s ka kurajë, teknikë dhe pak djallëzi. Ndoshta edhe diçka më shumë…

Ai që i mban mend shumë mirë fillimet e Pistolero-s është padyshim Steven Gerrard, kapiteni historik i Liverpool-it dhe ish-shoku i skuadrës i uruguaianit te Të Kuqtë.

Duke folur për BBC, ish-lojtari ka folur për periudhën e Suarez në Premier League.

“Shumë nga sulmuesit që bliheshin nga Liverpool-i kishin shumë respekt për lojtarë si Jamie Carragher dhe futbollistë të tjerë të skuadrës”, ka thënë Gerrard.

“Por jo Suarez. Nuk kishte frikë dhe respekt për asnjë në stërvitje. E kam në kuptimin e mirë. I sulmonte mbrojtësit, i godiste shpesh, luante me bërrylat lart dhe unë, të them të drejtën, mendoj se nuk ishte diçka që shihej zakonisht në stërvitje”.

RonaTyra

“Zakonisht, lojtarët që kanë kohë në skuadër respektohen nga të gjithë, por jo nga Luis. Ai nuk e kishte problem t’i turpëronte. Nga ai moment e kemi kuptuar se do të bëhej një lojtar i madh për Liverpool-in dhe jo vetëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu