Gazetari shqiptar: Sapo kemi hyrë në Ukrainë, shumë autobusë me qytetarë që largohen

0
Gazetari shqiptar: Sapo kemi hyrë në Ukrainë, shumë autobusë me qytetarë që largohen
Gjigandi

Gazetari Taulant Kopliku ka udhëtuar drejt Ukrainës. Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, gazetari tha se sapo kanë hyrë në terrorin ukrainas për të shkruar drejt qytetit Lviv. Ai tha për moderatorin Alban Musa se në kufirin ukrainas kishte një numër të madh autobusash me qytetarë ukrainas që po largohen nga vendi.

“Sapo kemi hyrë në Ukrainë, kemi mbërritur mbrëmë vonë në kufirin me Hungarinë dhe jemi ndaluar aty sepse kishte nisur shtetrrethimi. Duhej të prisnim në kufi, kishte një numër të madh njerëzisht që kishin zënë hotelet e zonës. Ishin shpërngulur nga lufta dhe prej 40 kilometrash nuk gjeje asnjë shtëpi të lirë. E njëjta situatë dhe në fshatrat kufitarë me Ukrainën.

Shihet qartë se tensioni i luftës ndihet dhe në fshatrat që janë shumë larg vatrave të luftës. Ka lëvizje të pakta makinash, pothuajse asnjë njeriu. Ndihet frika dhe në zonat më të largëta nga lindja. Po udhëtojmë drejt Lviv ku ka një përqendrim të madh të gazetarëve të mediave të ndryshme. Në pikën kufitare kishte rtreth 20 autobusa me banorë ukrainas që largohen, të cilët janë gra dhe fëmijë kryesisht dhe të moshuar.

Nuk patëm mundësi që të kontaktojmë por shihet frika e tyre nga situatë aspak normale për një shtet në zemër të Evropës. jemi duke shkuar drejt zonave më të pasigurta dhe nuk jemi ndalur shumë për të marrë informacione nga persona që po largohen.”

, tha gazetari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu