Gazetari në SHBA, Robert Papa komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim në drejtim të kandidatëve të Berishës në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas Papës ambasadorja sheh që Berisha ka mbështetje dhe mund të fitojë një ose dy bashki, çka do të ishte një “shuplakë” nga qytetarët.
“Diplomacia amerikane ka ndryshuar shumë. Pas viteve ’90 kanë qenë ambasadorë seriozë dhe ishte e vështirë të bëje një intervistë. Shfaqjet në Twitter të Yuri Kim janë bërë normale. Zonjushës i janë kthyer në boomerang. E provuan me Kuvendin, stadiumi kombëtar kishte mbi 4 mijë vetë. Kanë nga poll-et e tyre që koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ mund të fitojë 1-2 bashki dhe do të ishte një shuplakë për ta. Nga materialet kam gjetur që Baker thoshte shpesh herë do t’u japim urdhër se çfarë do të bëni por do tua themi si miq sepse s’mund të ndërhyjmë në punët e brendshme. Yuri Kim ka përfituar postin pa pasur gradën, me politikat për minoritetet, LGBT, njerëzit me ngjyrë. Ajo frikësohet se Berisha mund të fitojë disa bashki, ose do dali në shumicën i preferuar. Me vende të vogla sillen në këtë mënyrë. Të mos keqintepretojmë Konventën e Vjenës, një vend superfuqi që ka dhënë ndihma për Shqipërinë mund të jetë arrogant, por na krijon shije të keqe”,
tha ai.
Papa u shpreh se shqiptarët e shohin që ambasadorja është pranë qeverisë pasi nuk flet për inceneratorët dhe “5 Majin”.
“Kjo është një ndërhyrje e hapur në zgjedhje. A e ka bërë më parë amerikanët, CIA po, ambasadorët jo. Ajo e kuptoi që beri gafë dhe donte ta shpërndante dëmin kolateral. E qartë që ajo e ka për Berishën. Dako nuk komandon një kandidat”,
shtoi Papa për MCN Tv.