Ekipi i ABC që ishte para disa ditësh në Ukrainë ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku treguan detaje nga rrugëtimi drejt Kievit. Gazetari Taulant Kopliku tha se kishin kontaktuar me një të ri ukrainas, që ishte njohës i mirë i terrenit, për t’i orientuar.
Gazetari, i cili ishte në një nga frontet të luftës së rusëve, tha se gazetarët janë vënë në shënjestër të rusëve.
“Në Irphin ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm nga pala e Ukrainës. Një nga objektivët e rusëve janë kthyer dhe gazetarët. Qasja e tyre i ka nervozuar rusët, po godasin dhe makinat e shkruara Press”,
tha Taulanti.
Operatori Adi Kamberi rrëfeu përjetimet e tij para dhe pas luftës
. “Dhe para lufte ndihej tensioni, pasiguria e njerëzve. I kishin sytë nga Perëndimi për mbrojtje ajrore. Jeta vazhdonte normalisht por më pak se 10 ditë më pas, gjithçka kishte ndryshuar. I gjithë qyteti ishte në barrikada. Njerëzit lëviznin shumë pak.”,
tha ai.
Frenki Zotka, i cili ishte gjithashtu pjesë e stafit tha se nuk iu kishte treguar familjes se do të udhëtonte drejt Ukrainës. Ata e kishin mësuar nga televizori.
“Familjarëve nuk iu thashë dhe më panë rastësisht në televizion. Isha unë dhe Adriano që më sqaronte se si të mbrohesha nga bombat.”,
tregoi ai.