Publikimi i Donald Veshajt në Instagram u diskutua edhe në studion e “Shqipëria live”, ku gazetarë të ndryshëm dhanë opinionet e tyre në lidhje me situatën e krijuar.
“Do të kishte fituar BBV nëse do të ishte me Borën, një pjesë e madhe e publikut nuk ia fali kurrë dhe nuk ia fali as pjesën që ai u bë pishman”, ka pohuar njëri prej gazetarëve në panel, citon .
Sipas gazetarëve, akoma ndjekësit shkruajnë për ‘tradhtinë’ që aktori i bëri ish-të dashurës së tij, Bora Zemani, duke treguar influencën që ka pasur në publik.
Kryefjala e mediave ka qenë lidhja e moderatores së popullarizuar me banorin e Big Brother VIP, e cila ka pasur uljet dhe ngritjet e saj.
Gjatë periudhës që Donaldi ishte brenda shtëpisë së BBV krijoi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ndërsa rrjedha e gjithçkaje ndryshoi.
Kjo gjë acaroi edhe më shumë ndjekësit të cilët vijuan me një lumë akuzash dhe komentesh ndaj Donaldit dhe Beatrix.
(Foto: Instagram/borazemani)
Pas mbarimit të programit, gjërat midis tyre mbaruan shpejt duke i dhënë fund lidhjes së tyre disa javore.
Deri më tani akoma nuk ka reagime, se si kanë vijuar gjërat pas deklaratës së aktorit për të rifituar Borën.
Ndryshe, në postimin e tij, aktori sikur dha indikacione se po përpiqet të rifitojë zemrën e ish-të dashurës së tij, pasi në një paragraf shkroi: “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu, nuk po flas për çmimin e madh”.
“E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, thoshte mes tjerash Donald Veshaj.