Policia e Kosovës ka shqiptuar afro 4,300 gjoba për kundërvajtje në trafik nga fillimi deri në fund të majit. Si rrjedhojë, rendvënësit kanë kërkuar nga shoferët që të kenë kujdes më të shtuar.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, duke njoftuar se prej krejt këtyre gjobave, 137 prej tyre janë shqiptaur për mjetet e transportit publik.
“Gjatë periudhës kohore nga data 01.05.2022 deri me datën 31.05.2022 janë shqiptuar 4291 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik prej të cilave në kuadër të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve” janë shqiptuar 137 gjoba për mjetet e transportit publik të udhëtareve, prej të cilave 29 tiketa për personat juridik”,
bëhet e ditur në komunikatë.
Ata kanë paralajmëruar masa të mëtejshme ndëshkuese për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që shkelin rregullat e komunikacionit.