Gara me dema, 4 të vdekur në Kolumbi

0
Gjigandi

Të paktën katër persona mbetën viktima dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në qendër të Kolumbisë, kanë raportuar mediat lokale.

Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri me plot spektatorë në një stadium në komunën El Espinal.

Njerëzit janë parë duke ikur në panik.

Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat.

Autoritete thonë se numri i viktimave mund të rritet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu